Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari –Lila ka thënë se Kosova me bukuritë e saj natyrore është bërë pjesë e vendeve që turistët e huaj e zgjedhi për ta vizituar
Ajo përmes një postimi në Facebook ka thënë se në Hajlë të Rugovës kanë takuar disa turistë nga vendet evropiane.
“Gjatë ngjitjes drejt majës dje takuam turistë gjermanë e italian e në kthim tre të rinj norvegjezë, të cilët kishin kaluar tetë ditë duke udhëtuar nëpër Kosovë, Mal të Zi dhe Shqipëri. Kosova, me malet dhe bukuritë e saj natyrore, ka hyr në itineraret e vizitorëve evropianë, si një nga perlat ende pak të njohura të rajonit”, ka shkruar ajo në një postim ku ka folur edhe për aktivitetet tjera kulturore të zhvilluar gjatë javë në Kosovë.


























