Nga sot deri më 23 korrik në Kuvendin e Kosovës mbahet aktiviteti “Kuvendi hap dyert për bashkatdhetarët”.
Gjatë tri ditëve, nga ora10:00 – 16:30, Kuvendi do të jetë i hapur dhe mirëpret të gjithë bashkatdhetarët të cilët dëshirojnë ta vizitojnë ndërtesën e institucionit më të lartë legjislativ.
Bëhet e ditur se gjatë qëndrimit në parlament vizitorët duhet t’u përmbahen masave anti-COVID, përkatësisht duhet të jenë të pajisur me maska.