Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku tha se partia më e madhe në vend po tallet me besimin që e ka marrë nga qytetarët.
Lushtaku teksa komentoi zhvillimet e fundit brenda Kuvendit kujtoi një fjalë të urtë popullore “njeriu çka mbjell korr”.
“Njeriu çka mbjell edhe korr. Në gjendje normale ne sot do ish dashtë të kemi konstituimin e Kuvendit të zgjidhej kryetari dhe nënkryetarët, të formoheshin komisionet dhe të pritej zgjedhja e presidentit, por nuk e kemi një gjendje normale sepse ata që e kanë marrë besimin e qytetarëve tallen me atë besim dhe për kalkulimet e tyre të pushtetit bëjnë manovrime me qëllimet e tyre të përfitimit”, tha ai.


























