Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka shprehur mbështetjen e tij për ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë, përcjell KosovaPost.
“Në kërkim të drejtësisë për bashkëluftëtarët që po gjykohen në Hagë dhe në mbështetje të luftës së drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka shkruar Maqedonci.
Deklarata e tij vjen në kuadër të mbështetjes për drejtuesit e UÇK-së që po përballen me proces gjyqësor në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.


























