Nga 11 gushti deri më 15 gusht, rruga “Qamil Hoxha” në Prishtinë do të jetë e mbyllur. Kështu bëri të ditur Komuna e Prishtinës përmes një njoftimi në rrjetin social në “Facebook”.
Sipas tyre, rruga do të mbyllet për shkak të punimeve për gërryerjen dhe shtrimin e shtresës së re të asfaltit.
Komuna u ka bërë thirrje qytetarëve që të shfrytëzojnë rrugët e tjera alternative.
“Ju njoftojmë se nga data 11 deri më 15 gusht 2026, rruga “Qamil Hoxha” do të jetë e mbyllur përkohësisht për qarkullim, për shkak të punimeve për gërryerjen dhe shtrimin e shtresës së re të asfaltit.
Lusim qytetarët dhe pjesëmarrësit në trafik që të shfrytëzojnë rrugët alternative dhe të respektojnë sinjalizimin e vendosur”, thuhet në njoftim.


























