Takimi mes kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimit dhe ndërmjetësit evropian për dialog Miroslav Lajçak, ka nisur me një orë e gjysmë vonesë, meqë takimi më i hershëm që u zhvillua mes Lajçakut dhe kryenegociatorit te Serbisë, Petar Petkoviq zgjati më shumë se sa ishte planifikuar.
Petkoviq nisi bisedat me ndërmjetësin evropian në orën 14:00, ndërsa në orën 15:00 duhej të niste takimi i formatit të njëjtë me Bislimin.
Nuk dihen arsyet për këto vonesa. Megjithatë, akoma vlen plani që pas përfundimit të takimit të dytë bilateral, të kalohet në takimin trepalësh: BE, Kosovë, Serbi.
Në agjendën e takimit është diskutimi mbi sekuencimin e planit të zbatimit të marrëveshjeve të arritura mes liderëve në Bruksel dhe Ohër në vitin 2023./rtk


























