Një person ka mbetur i plagosur në lagjen Dardania në Prishtinë pas të shtënave me armë zjarri.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 20:00 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri,në lagjen Dardania në Prishtinë. Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, nga ku është raportuar se një person është plagosur”, tha Ahmeti për Klankosova.tv.
Më tej, ajo tha se i plagosuri është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa policia ka nisur hetimin në lidhje me rrethanat e rastit.


























