Pas më shumë se dy vjetësh pritjeje, policët e Kosovës së shpejti pritet të pajisen me uniforma të reja, pasi kontrata për furnizimin me uniforma policore është nënshkruar ditë më parë dhe procesi i gjatë i tenderimit ka përfunduar,
Furnizimi me uniforma të reja vjen pas një periudhe të gjatë vonesash, gjatë së cilës procesi ishte shoqëruar me ankesa, pezullime dhe rivlerësime të njëpasnjëshme, ndërsa pjesëtarët e Policisë së Kosovës vazhduan të përdorin uniforma të vjetruara dhe të dëmtuara nga përdorimi i përditshëm në terren.
Kontrata në vlerë prej 10.64 milionë eurosh parasheh furnizimin me uniforma standarde për zyrtarët policorë femra dhe meshkuj, për një periudhë 36-mujore.
realizimin e kësaj kontrate, pritet që zyrtarët policorë të kenë pajisje më të përshtatshme për kryerjen e detyrave të tyre, pas një pritjeje të gjatë për rinovimin e uniformave që janë pjesë e përditshmërisë së tyre në punë.





























