Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Justina Shiroka-Pula zgjidhet Presidente e Kosovës

    Shiroka-Pula: Kosova duhet të ecë përpara dhe me miqësi të fortë me aleatët tanë

    Justina Shiroka-Pula zgjidhet Presidente e Kosovës

    Justina Shiroka-Pula zgjidhet Presidente e Kosovës

    Justina Shiroka-Pula zgjidhet presidente e Kosovës

    Justina Shiroka-Pula zgjidhet presidente e Kosovës

    Pas dështimit për të dytën herë me radhë, Kuvendi njofton për seancën e re konstituive

    Votohet ndryshimi i Ligjit për Dhomat e Specializuara

    PDK pranon Shiroka-Pulën për presidente, propozon Eliza Hoxhën kundërkandidate

    PDK pranon Shiroka-Pulën për presidente, propozon Eliza Hoxhën kundërkandidate

    Qeveria miraton disa projektligje

    Qeveria mban mbledhje elektronike, miraton një varg vendimesh dhe projektligjesh

    Kurti propozon Justina Shiroka Pulën për presidente

    Kurti propozon Justina Shiroka Pulën për presidente

    Reagon Pacolli për pronën e UP-së: Mbi 68 ari mbrohen nga tjetërsimi

    Pacolli: Zgjidhja është në Kuvend

    Thellohet bashkëpunimi Kosovë-Shqipëri, 39 kadetë të FSK-së nisin trajnimin

    Thellohet bashkëpunimi Kosovë-Shqipëri, 39 kadetë të FSK-së nisin trajnimin

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Prokuroria autorizon IPK-në për hetimin e veprimeve të Policisë dje

    Prokuroria autorizon IPK-në për hetimin e veprimeve të Policisë dje

    A e dini se Shqipëria dhe Turqia kanë një Traktat të Miqësisë së Përjetshme?

    A e dini se Shqipëria dhe Turqia kanë një Traktat të Miqësisë së Përjetshme?

    Armiqtë brenda nesh

    Armiqtë brenda nesh

    Kalaja e Prizrenit mbyllet përkohësisht për vizitorët

    Kalaja e Prizrenit mbyllet përkohësisht për vizitorët

    Ç`po ndodh me bektashinjtë? Dhe ç`qëndrim duhet të mbajmë?

    Ç`po ndodh me bektashinjtë? Dhe ç`qëndrim duhet të mbajmë?

    Kurti: DokuFest, dëshmi e rëndësisë së kulturës së pavarur

    Kurti: DokuFest, dëshmi e rëndësisë së kulturës së pavarur

    Kurti uron Dua Lipën për “Sunny Hill”: Është bërë një nga ngjarjet kryesore kulturore të Kosovës

    Kurti uron Dua Lipën për “Sunny Hill”: Është bërë një nga ngjarjet kryesore kulturore të Kosovës

    Jeta Xharra tregon arsyen për rrezikimin e muzeut Reporting House nga Perparim Rama

    Jeta Xharra tregon arsyen për rrezikimin e muzeut Reporting House nga Perparim Rama

    Podujeva mirëpriti Festivalin Ndërkombëtar `Newborn Kosova`

    Podujeva mirëpriti Festivalin Ndërkombëtar `Newborn Kosova`

    Shakira dëshiron bashkëpunim me Dua Lipën: “Ajo është e jashtëzakonshme” (VIDEO)

    Shakira dëshiron bashkëpunim me Dua Lipën: “Ajo është e jashtëzakonshme” (VIDEO)

    Kurti viziton Panairin e Librit “Prishtina 2026”

    Kurti viziton Panairin e Librit “Prishtina 2026”

    Një maratonë 3-ditore dashurie/ Dua Lipa do të martohet në rrënojat antike të Palermos

    Një maratonë 3-ditore dashurie/ Dua Lipa do të martohet në rrënojat antike të Palermos

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Shormaz: Vuçiqi është i pafuqishëm, nuk mund t’i bëjë dëm Kosovës

10 Gusht 2026, 13:47
në Lajme
Shormaz: Vuçiqi është i pafuqishëm, nuk mund t’i bëjë dëm Kosovës
Share on FacebookShare on Twitter

E kuptoj shqetësimin që në Kosovë shkaktojnë deklaratat e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, por duhet ta pranojmë realitetin: Ukraina nuk mund të mbajë qëndrim tjetër sa i përket njohjes së Kosovës, sepse një veprim i tillë do t’i jepte Kremlinit argument për pretendimet e tij ndaj Krimesë dhe Donbasit, thotë për RTKLive kryetari i Këshillit Evropian të Serbisë, Dragan Shormaz.

Vizita e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, në Beograd kaloi pa incidente politike, pikërisht ashtu siç kishte synuar presidenti serb, Aleksandar Vuçiq – pa protesta pro-ruse, pa përplasje politike dhe pa reagime të rëndësishme nga opozita apo studentët.

Dy presidentët diskutuan për çështjet në të cilat mund të gjenin hapësirë bashkëpunimi, si ekonomia, bujqësia dhe tregtia, si dhe për nivelin e ndihmës humanitare që Serbia mund t’i dërgojë Ukrainës.

Integrimi evropian, sipas Shormazit, nuk ka qenë temë serioze e bisedimeve, pasi ai konsideron se Vuçiqi nuk synon anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian, por përfitimin nga fondet evropiane.

Kështu e vlerëson për RTKLive vizitën e presidentit ukrainas në Serbi, kryetari i Këshillit Evropian të Serbisë, Dragan Shormaz. Sipas tij, Zelensky “e di mirë” se nikoqiri i tij nuk është i interesuar për integrimin evropian të Serbisë dhe për këtë arsye nuk ka humbur kohë me këtë temë.

RTKLive: A keni përshtypjen se mediat në Beograd, të kontrolluara nga pushteti, janë përpjekur ta minimizojnë vizitën e presidentit Zelensky?

Shormaz: Absolutisht, kjo është e qartë për të gjithë. Vuçiqi ka krijuar një ambient ku promovohet ideja e “botës ruse”, për ta forcuar propagandën e tij për “botën serbe”. Megjithatë, ai është dashur ta pranojë vizitën e presidentit Zelensky, madje edhe e ka dëshiruar atë, sepse e di mirë se Rusia po e humb luftën dhe se, pas zgjedhjeve në SHBA, Ukraina do të marrë ndihmë të konsiderueshme për ta forcuar pozicionin e saj.

Një nga pasojat e humbjes së Rusisë do të jetë dobësimi i ndikimit rus në Evropë, veçanërisht në Serbi. Vuçiqi, duke u përpjekur të mbrojë pozitën e tij politike, tashmë po kërkon rrugëdalje.

RTKLive: A do ta gjejë atë rrugëdalje?

Shormaz: Jo.

RTKLive: Nëse presidenti Vuçiq është përpjekur ta mbajë vizitën e presidentit ukrainas larg vëmendjes së elektoratit të tij, cili ishte, nga këndvështrimi i Beogradit, qëllimi i kësaj vizite? A fitoi Vuçiqi ndonjë pikë në Bruksel?

Shormaz: Vuçiqi nuk fitoi asnjë pikë në Bashkimin Evropian. Edhe sikur ta kishte kthyer vizitën në një spektakël, gjë që presidenti Zelensky e meriton, apo sikur të kishte organizuar një fjalim të tij para deputetëve serbë ose një intervistë me të në RTS, kjo nuk do të kishte ndonjë rëndësi për Brukselin.

RTKLive: Pse?

Shormaz: Sepse Brukseli nuk e ka ngadalësuar integrimin evropian të Serbisë për shkak të Ukrainës apo Rusisë, por për shkak të politikës së Serbisë ndaj Bashkimit Evropian. Përderisa Vuçiqi shkakton tensione në rajon, përderisa përdoret dhuna ndaj qytetarëve, përderisa në Serbi vazhdojnë korrupsioni dhe krimi dhe përderisa Serbia nuk vendos sanksione ndaj Rusisë, Vuçiqi tregon se nuk e respekton BE-në dhe se nuk është i interesuar realisht për anëtarësim. Në këtë kuptim, qëndrimi i Brukselit ndaj tij nuk do të ndryshojë.

RTKLive: Çfarë fitoi presidenti Zelensky nga vizita në Beograd?

Shormaz: Presidenti Zelensky është shndërruar në një nga figurat kryesore të përballjes me atë që ai e konsideron boshtin global të së keqes, ku përfshihen Rusia, Kina, Koreja e Veriut dhe Irani. Zelensky nuk e ka kërkuar këtë rol, por rezistenca e vendosur e popullit ukrainas ndaj Vladimir Putinit e ka sjellë në këtë pozitë.

Zelensky tashmë po përpiqet të dobësojë ndikimin e Putinit në vende të ndryshme të botës. Dhe ku është më e rëndësishme të sfidohet ky ndikim, përveç Rusisë? Në Serbi. Me ardhjen në Beograd, Zelensky i ka përcjellë Moskës një mesazh të qartë se ndikimi i saj ushtarak nuk duhet të shtrihet në Evropë.

RTKLive: “Vizita e Volodymyr Zelenskyt nuk është dëshirë e qytetarëve të Serbisë dhe as nevojë e udhëheqjes serbe. Ajo është rezultat i presionit të BE-së dhe hakmarrje për faktin se Serbia ishte i vetmi vend që nuk nënshkroi në Kiev deklaratën kundër Rusisë, siç kërkonte BE-ja”, ka deklaruar për RIA Novosti ish-zëvendëskryeministri i Serbisë dhe themeluesi i Lëvizjes së Socialistëve, Aleksandar Vulin. Si e komentoni këtë deklaratë?

Shormaz: Më falni, por nuk e komentoj. Vulini është një figurë që nuk duhet marrë seriozisht dhe deklaratat e tij nuk do të duhej të trajtoheshin si qëndrime relevante.

RTKLive: A prisni reagim nga Rusia pas vizitës së presidentit Zelensky në Beograd?

Shormaz: Nuk pres ndonjë reagim serioz nga Moska. Mund të dëgjojmë ndonjë deklaratë nga zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, ose ndonjë komunikatë të Ministrisë së Jashtme ruse.

Pse? Sepse rusët nuk do të përpiqen ta rrëzojnë apo ta zëvendësojnë Vuçiqin. Për ta, kjo do të ishte një humbje e ndikimit. Vuçiqi është shumë i dobishëm për Kremlinin dhe është e vështirë të gjejnë një figurë tjetër në Serbi që do t’u shërbente në të njëjtën mënyrë. Kremlini e di se pas rënies politike të Vuçiqit mund të pasojë dobësimi i strukturave dhe ndikimit rus të krijuar në Serbi.

RTKLive: Mediat në Kosovë e kanë komentuar deklaratën e presidentit Zelensky se Ukraina nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës. A ishte realiste të pritej një përgjigje tjetër?

Shormaz: E kuptoj shqetësimin që në Kosovë shkaktojnë deklaratat e presidentit Zelensky, por duhet ta pranojmë realitetin: Ukraina nuk mund të mbajë qëndrim tjetër sa i përket njohjes së Kosovës, sepse një veprim i tillë do t’i jepte Kremlinit argument për pretendimet e tij ndaj Krimesë dhe Donbasit.

RTKLive: Edhe presidenti Vuçiq, gjatë deklarimeve për media, e ka përmendur disa herë faktin se Ukraina nuk e ka njohur Kosovën. Ai ka thënë gjithashtu se “po bën gjithçka për t’ua lehtësuar jetën jashtëzakonisht të vështirë serbëve në Kosovë”. Çfarë synon të thotë presidenti me këtë? Çfarë funksioni ka aktualisht përmendja e Kosovës?

Shormaz: Ky është i vetmi qëndrim i Ukrainës ku ai mund të kapet publikisht dhe prandaj e thekson kaq shumë. E përsëris: publiku në Kosovë nuk duhet të shqetësohet nga deklaratat e Vuçiqit. Ai është politikisht i pafuqishëm dhe nuk ka forcën apo ndikimin ndërkombëtar për t’i shkaktuar probleme Prishtinës.

RTKLive: Mediat perëndimore kanë shkruar për vizitën e presidentit ukrainas në Beograd, duke u përpjekur të kuptojnë nëse kjo ngjarje paralajmëron ndryshim të politikës së Serbisë ndaj Rusisë apo është vazhdim i politikës së “balancimit”. Çfarë mendoni ju? A është reale të pritet që Serbia të vendosë sanksione ndaj Rusisë dhe të vazhdojë negociatat me BE-në?

Shormaz: Përderisa Vuçiqi është në pushtet, nuk do të ketë ndryshim të politikës së jashtme të Serbisë. Çdo ndryshim do ta dobësonte edhe më shumë pozitën e tij.

Politika e Vuçiqit do të përballet me sfida të reja pas zgjedhjeve në SHBA. Atëherë pritet të rritet presioni, jo vetëm nga Shtetet e Bashkuara, por edhe nga Bashkimi Evropian ndaj atyre që kanë marrëdhënie të afërta me Rusinë dhe Kinën.

Bota euroatlantike e ka kuptuar rrezikun, po konsolidohet dhe pritet të reagojë më fuqishëm ndaj të gjithë atyre që konsiderohen kundërshtarë të paqes, demokracisë dhe vlerave perëndimore. Në këtë botë, sipas meje, nuk ka vend për Vuçiqin.

Tamara Nikčević është bashkëpunëtore e RTK-së dhe mbulon temat e rajonit.

ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

Justina Shiroka-Pula zgjidhet Presidente e Kosovës

Shiroka-Pula: Kosova duhet të ecë përpara dhe me miqësi të fortë me aleatët tanë

3 orë më parë
Justina Shiroka-Pula zgjidhet Presidente e Kosovës

Justina Shiroka-Pula zgjidhet Presidente e Kosovës

3 orë më parë
Justina Shiroka-Pula zgjidhet presidente e Kosovës

Justina Shiroka-Pula zgjidhet presidente e Kosovës

3 orë më parë
Pas dështimit për të dytën herë me radhë, Kuvendi njofton për seancën e re konstituive

Votohet ndryshimi i Ligjit për Dhomat e Specializuara

4 orë më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH