Sigurimi pengoi me forcë një grup studentësh serbë të recitonin gjatë ceremonisë.
Në videon e publikuar nga portali studentor University Echo, shihet sesi rojet e sigurisë afrohen tek studentët dhe kapin për qafe njërin prej tyre.
Dragan Staniqi, i ftoi studentët në dialog, por nuk pranoi t’i përgjigjet pyetjes nëse i mbështet kërkesat e tyre.
Ai tha se “duhet ta kërkojnë të vërtetën”, dhe theksoi se nuk ka qenë asnjëherë anëtar i asnjë partie politike.
Studentët, megjithatë, lexuan vjershën para ndërtesës. /Telegrafi/


























