Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas pranimit të tri raporteve të para të ADN-së, të përgatitura nga mostrat e mbetjeve mortore të zhvarrosura në lokacionet e varreve masive në Kalludër dhe Jabukë të Zubin Potokut.
Sveçla ka thënë se zbardhja e fatit të personave të zhdukur me dhunë mbetet prioritet shtetëror i Republikës së Kosovës dhe detyrim njerëzor.
“Zbardhja e fatit të çdo personi të zhdukur me dhunë është prioritet shtetëror i Republikës së Kosovës dhe detyrim njerëzor, që mbetet i hapur për sa kohë qoftë edhe një familje pret përgjigje”, ka deklaruar Sveçla.
Ai ka theksuar se procesi i identifikimit të mbetjeve mortore dhe zbardhjes së fatit të personave të zhdukur.


























