Dy shtatzëni të reja janë konfirmuar pas procedurave të fertilizimit të asistuar (IVF), të realizuara në Klinikën e Gjinekologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Sipas njoftimit, shtatzënitë janë konfirmuar përmes analizës së β-hCG, në kuadër të programit të fertilizimit të asistuar që po zbatohet në sistemin publik shëndetësor të Kosovës.
Nga QKUK bëjnë me dije se në ditët në vijim pritet edhe konfirmimi i shtatzënive të tjera, duke e cilësuar këtë si një tjetër rezultat pozitiv të punës së Repartit të Fertilizimit të Asistuar.


























