Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të hënën në Istog ku si pasojë e një aksidenti të rëndë, kanë vdekur dy persona.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi ka bërë të ditur se dy persona ka humbur jetën si pasojë e aksidentit ndërmjet dy veturave në fshatin Shushicë.
Vdekja e njërit nga viktimat u konstatua nga mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes, ndërsa vdekja e viktimës së dytë u konstatua me t’u arritur në Spitalin Rajonal të Pejës.
Edhe tre persona të tjerë janë duke u trajtuar në Spital
Në vendin e ngjarjes përpos policisë, kanë dalë emergjenca, zjarrfikësit dhe Prokurorit i Shtetit.


























