Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    VV kërkon seancë të Kuvendit për ndryshimet në Ligjin për Specialen

    VV kërkon seancë të Kuvendit për ndryshimet në Ligjin për Specialen

    Hamza thërret takim të Kryesisë dhe Grupit Parlamentar të PDK-së

    Hamza thërret takim të Kryesisë dhe Grupit Parlamentar të PDK-së

    Kryetari i Obiliqit thotë se u kërcënua me jetë nga zyrtari që ia ndërroi pozitën nga “shef i inspektoratit, në shef të emergjencave”

    Kryetari i Obiliqit thotë se u kërcënua me jetë nga zyrtari që ia ndërroi pozitën nga “shef i inspektoratit, në shef të emergjencave”

    Dogana zbulon mbi 13 mijë euro mjete monetare të padeklaruara në Hani të Elezit

    Dogana zbulon mbi 13 mijë euro mjete monetare të padeklaruara në Hani të Elezit

    Një grua arrestohet pasi e sulmon fizikisht burrin e saj në Prishtinë

    Një grua arrestohet pasi e sulmon fizikisht burrin e saj në Prishtinë

    Reagon Kurti: Vazhdojmë drejt zgjedhjeve të reja parlamentare

    Kurti uron Ditën e Bashkimit të Gjermanisë: Historia duhet të shërbejë si udhërrëfyes

    Raportohet për kërkesën e Kurtit: Specialja në lexim të parë, Presidenti dhe më pas leximi i dytë

    Raportohet për kërkesën e Kurtit: Specialja në lexim të parë, Presidenti dhe më pas leximi i dytë

    Ambasadat e SHBA-së dhe Italisë bëjnë thirrje për respektimin e vendimit të Kushtetueses

    Ligjet e rëndësishme mbesin pezull, kërkohet miratimi i tyre para 6 tetorit

    Nëse s’ka marrëveshje, OVL-UÇK paralajmëron tubim për të hënën para Kuvendit

    Nëse s’ka marrëveshje, OVL-UÇK paralajmëron tubim për të hënën para Kuvendit

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    A e dini se Shqipëria dhe Turqia kanë një Traktat të Miqësisë së Përjetshme?

    A e dini se Shqipëria dhe Turqia kanë një Traktat të Miqësisë së Përjetshme?

    Armiqtë brenda nesh

    Armiqtë brenda nesh

    Kalaja e Prizrenit mbyllet përkohësisht për vizitorët

    Kalaja e Prizrenit mbyllet përkohësisht për vizitorët

    Ç`po ndodh me bektashinjtë? Dhe ç`qëndrim duhet të mbajmë?

    Ç`po ndodh me bektashinjtë? Dhe ç`qëndrim duhet të mbajmë?

    Kurti: DokuFest, dëshmi e rëndësisë së kulturës së pavarur

    Kurti: DokuFest, dëshmi e rëndësisë së kulturës së pavarur

    Kurti uron Dua Lipën për “Sunny Hill”: Është bërë një nga ngjarjet kryesore kulturore të Kosovës

    Kurti uron Dua Lipën për “Sunny Hill”: Është bërë një nga ngjarjet kryesore kulturore të Kosovës

    Jeta Xharra tregon arsyen për rrezikimin e muzeut Reporting House nga Perparim Rama

    Jeta Xharra tregon arsyen për rrezikimin e muzeut Reporting House nga Perparim Rama

    Podujeva mirëpriti Festivalin Ndërkombëtar `Newborn Kosova`

    Podujeva mirëpriti Festivalin Ndërkombëtar `Newborn Kosova`

    Shakira dëshiron bashkëpunim me Dua Lipën: “Ajo është e jashtëzakonshme” (VIDEO)

    Shakira dëshiron bashkëpunim me Dua Lipën: “Ajo është e jashtëzakonshme” (VIDEO)

    Kurti viziton Panairin e Librit “Prishtina 2026”

    Kurti viziton Panairin e Librit “Prishtina 2026”

    Një maratonë 3-ditore dashurie/ Dua Lipa do të martohet në rrënojat antike të Palermos

    Një maratonë 3-ditore dashurie/ Dua Lipa do të martohet në rrënojat antike të Palermos

    Diaspora shqiptare sot dhe fryma e gjallë romantike

    Diaspora shqiptare sot dhe fryma e gjallë romantike

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Çka do të thotë “Lëvizja për Popullin dhe Shtetin” e Vuçiqit për serbët nga Kosova?

25 Mars 2025, 16:28
në RAJON
Reagon Vuçiqi për Rezolutën e Srebrenicës
Share on FacebookShare on Twitter

Një formë tjetër manipulimi” – kështu e sheh Nenad Rashiq, udhëheqës i Partisë kosovare për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, formimin e “Lëvizjes për Popullin dhe Shtetin”.

Kjo lëvizje u iniciua nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe u mbështet edhe nga Lista Serbe – partia më e madhe serbe në Kosovë, e cila gëzon mbështetjen e Beogradit.

Rashiq, ministër në Qeverinë e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, thotë se pushteti aktual në Serbi, deri më tani, ka “shënjestruar” të gjithë ata që mendojnë ndryshe, përfshirë edhe serbët nga Kosova, dhe se lëvizja e re nuk do të sjellë ndonjë gjë të re.

“Ujku qimen e ndërron, por zakonin s’e harron”, thotë ai.

Për politikanin e opozitës serbe nga Kosova, Milija Bishevac, formimi i Lëvizjes për Popullin dhe Shtetin është “një shkop në duart e dirigjentit – presidentit Aleksandar Vuçiq”.

“Ky është vetëm një instrument për të mashtruar popullin që të mendojë se po nis një histori e re”, thotë ai.

Më 23 mars, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, mbajti mbledhjen e parë të komisionit iniciues për themelimin e Lëvizjes për Popullin dhe Shtetin, duke deklaruar se “është koha për të bashkuar gjithë mençurinë dhe patriotizmin”.

Në gjithë Serbinë, nga ana tjetër, janë duke u mbajtur protesta tash e katër muaj.

Nën organizimin e studentëve, protestuesit kërkojnë përgjegjësi për vdekjen e 16 personave nga shembja e një strehe në Stacionin Hekurudhor në Novi Sad, më 1 nëntor të vitit të kaluar.

Autoritetet i përshkruajnë protestat si “revolucion me ngjyra” dhe “përpjekje për të përmbysur shtetin”.

Lista Serbe: Lëvizja për Popullin dhe Shtetin – shtëpi për të gjithë ne

“Në emër të popullit serb të Kosovës dhe Metohisë”, Lista Serbe tha se e mbështet themelimin e Lëvizjes për Popullin dhe Shtetin.

“Lëvizja për Popullin dhe Shtetin duhet të jetë shtëpi e të gjithë neve që e duam Serbinë dhe mburojë që duhet ta mbrojë popullin serb në Kosovë dhe Metohi”, thuhet në një komunikatë të Listës Serbe.

Kjo parti, e cila u themelua me mbështetjen e Vuçiqit dhe Partisë Përparimtare Serbe në pushtet në Serbi, u bëri thirrje të gjithë “patriotëve të nderuar serbë dhe qytetarëve të Serbisë, që të jenë pjesë e lëvizjes dhe të marrin pjesë në formësimin e së ardhmes”.

“Serbët nga Kosova dhe Metohia, me përvojën e tyre shekullore në mbrojtjen e emrave dhe mbiemrave serbë, e mirëpresin themelimin e Lëvizjes për Popullin dhe Shtetin – të bindur se kjo lëvizje do t’u japë përgjigjen më të mirë të gjithë atyre që dëshirojnë ta shohin Serbinë të gjunjëzuar”, thuhet në komunikatën e Listës Serbe.

“Lista Serbe të mos flasë në emër të popullit serb”

Rashiq thotë se Lista Serbe nuk mund të flasë në emër të të gjithë popullit serb në Kosovë. Këtë, sipas tij, e tregon edhe rezultati i zgjedhjeve të fundit parlamentare në Kosovë, që u mbajtën më 9 shkurt.

“Pa marrë parasysh se sa të parregullta ishin zgjedhjet – në kuptimin që ata [Lista Serbe] përdorën metoda të ndryshme manipulimi – ata nuk duhet të harrojnë se rreth 22 për qind e votuesve votuan kundër tyre, ose për partitë e tjera politike. Pavarësisht kësaj, ata [Lista Serbe] marrin guximin ta mbështesin Vuçiqin në emër të të gjithë serbëve të Kosovës”, thotë Rashiq.

Në bazë të rezultateve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Kosovës, Lista Serbe fitoi nëntë nga dhjetë ulëset e garantuara për komunitetin serb në Kuvendin e Kosovës, ndërsa një mandat parlamentar e fitoi partia e Rashiqit.

Rashiq nuk beson se një numër i madh i serbëve nga Kosova do t’i bashkohen lëvizjes së formuar nga Vuçiq, por paralajmëron për “shantazh” të mundshëm për të detyruar individë të caktuar që ta bëjnë një gjë të tillë.

Lista Serbe – “shkop në duart e Vuçiqit”

Bishevac beson se Lista Serbe është “shkopi në duart e dirigjentit Aleksandar Vuçiq” dhe se Lëvizja për Popullin dhe Shtetin “nuk mund të sjellë ndonjë ndryshim”.

“Të gjithë ne e kemi të qartë se Lista Serbe është vetëm zbatuese e politikës së Beogradit zyrtar. Lista Serbe nuk ka pasur kurrë autoritet në vendimmarrje, veçse ka dëgjuar gjithçka që i është thënë nga Beogradi, si dhe ka zbatuar një politikë shumë të keqe për serbët e Kosovës dhe Metohisë”, thotë ai.

Bishevac thekson se ai dhe Lëvizja e tij Popullore Serbe mbështesin gjithmonë një politikë “autentike” për serbët nga Kosova, në mënyrë që të marrin vendime që do ta përmirësonin jetën e njerëzve në terren.

Lista Serbe, shton ai, do të “shkrihet” në Lëvizjen e re për Popullin dhe Shtetin, pa u përfshirë në të shumica e serbëve nga Kosova.

“Presidenti njoftoi se do të ketë njerëz të rinj, ekspertë të rinj. Mësa di unë, ai kurrë nuk ka ftuar njerëz nga Kosova që nuk mendojnë si Lista Serbe në ndonjë bisedë, e lëre më t’i angazhojë ata në ndonjë formë të veprimit politik. Ne nuk e shohim Beogradin si armikun tonë, por ata, padyshim, kërkojnë vetëm instrumentet e veta”, thotë Bishevac.

“Lista Serbe mbështet me automatizëm Vuçiqin”

Miodrag Marinkoviq, nga organizata joqeveritare “Qendra për Veprime Afirmative Sociale” në veri të Kosovës, vlerëson se Lëvizja për Popullin dhe Shtetin nuk ka asnjë lidhje me Kosovën dhe se Lista Serbe e ka mbështetur vetëm si “subjekt politik kukull”.

“Ata mbështesin me automatizëm gjithçka që bën shefi në Beograd dhe jam i sigurt se kjo lëvizje nuk ka të bëjë me Kosovën. Ka shumë pyetje: çfarë ofron ajo lëvizje, kë bashkon, cili është qëllimi i saj? Qëllimi është ndoshta më i qartë: mbijetesa e regjimit aktual politik në Beograd dhe mbijetesa e subjekteve politike që e mbështesin këtë lloj qeverisjeje”, thotë Marinkoviq.

Ai shton se formimi i Lëvizjes për Popullin dhe Shtetin mund të shihet edhe si “përgjigje ndaj rebelimit të përgjithshëm të popullit në Serbi”.

“Narrativi i përdorur për këtë qëllim është jashtëzakonisht populist. Ata e quajnë veten Lëvizja për Popullin dhe Shtetin, e ne e kemi popullin në rrugë”, thotë Marinkoviq.

Ai, gjithashtu, beson se këtë lëvizje do ta mbështesin ata mbi të cilët pushteti në Serbi “ka kontroll”, përfshirë Listën Serbe.

“Ky nuk është qëndrim politik, është akt besnikërie nga Lista Serbe. Ajo do të bëjë çfarëdo që të kërkojë Beogradi prej saj”, përfundon Marinkoviq.

Çfarë dihet për Lëvizjen për Popullin dhe Shtetin?

Për Lëvizjen për Popullin dhe Shtetin nuk dihet shumë.

Për themelimin e saj, presidenti serb, Vuçiq, paralajmëroi rreth dy vjet më parë.

Fokus i lëvizjes, siç tha Vuçiq në disa raste, duhet të jetë e ardhmja e Serbisë.

Hera e fundit kur ai foli për themelimin e kësaj lëvizjeje, ishte në janar të këtij viti, në një tubim në Jagodinë të Partisë Përparimtare Serbe, themelues i së cilës është vetë.

“Ju jeni të gjithë të mirëpritur në lëvizje, në lëvizjen e ndryshimeve të mëdha”, tha Vuçiq në atë kohë, por nuk specifikoi se cilat ishin ato “ndryshime të mëdha”.

Pas mbledhjes së komisionit iniciues për themelimin e kësaj lëvizjeje, më 23 mars, Vuçiq tha se “ka filluar një punë e madhe”.

“Të ofrojmë shpresë, stabilitet, siguri dhe të ardhme për Serbinë dhe fëmijët tanë”, tha ai.

Vuçiq shtoi se lëvizja u bën thirrje të gjithë “qytetarëve të ndershëm që të kontribuojnë për Serbinë, me aftësitë dhe njohuritë e tyre”, dhe “të ndihmojnë që ajo të bëhet më e suksesshmja në historinë e saj”. /REL/

ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

VV kërkon seancë të Kuvendit për ndryshimet në Ligjin për Specialen

VV kërkon seancë të Kuvendit për ndryshimet në Ligjin për Specialen

25 minuta më parë
Hamza thërret takim të Kryesisë dhe Grupit Parlamentar të PDK-së

Hamza thërret takim të Kryesisë dhe Grupit Parlamentar të PDK-së

3 orë më parë
Aliu: Prokuroria Speciale i pushoi hetimet ndaj meje, ndoshta do të sulmohem sërish

Aliu: Prokuroria Speciale i pushoi hetimet ndaj meje, ndoshta do të sulmohem sërish

3 orë më parë
Kryetari i Obiliqit thotë se u kërcënua me jetë nga zyrtari që ia ndërroi pozitën nga “shef i inspektoratit, në shef të emergjencave”

Kryetari i Obiliqit thotë se u kërcënua me jetë nga zyrtari që ia ndërroi pozitën nga “shef i inspektoratit, në shef të emergjencave”

4 orë më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH