Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Pas dështimit për të dytën herë me radhë, Kuvendi njofton për seancën e re konstituive

    Këto janë tetë komisionet që do të drejtohen nga VV-ja në Kuvend

    Fetoshi: Vuçiq e përdori OKB-në për “presion” ndaj Perëndimit

    Albanians For America: Serbia nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës nga podiumi i OKB-së

    Ulutash pret të ngarkuarën me punë të ShBA-së, diskutojnë për sigurinë në Kosovë

    Gola: Liderët e UÇK-së do të lirohen nëse zbatohen standardet ndërkombëtare

    Ambasada amerikane vlerëson bashkëpunimin me Kosovën kundër krímit kibernetik

    Rubio në Konferencën e Munihut, ku merr pjesë edhe Kosova

    Departamenti i Shtetit rikujton deklaratën e Rubios për çështjet problematike

    Dejona Mihali: Kushtetuesja ende nuk e ka nxjerrë aktgjykimin, askush nuk e di se si vijohet më tej

    Nëntë të arrestuarit për krime lufte në Zubin Potok, Prokuroria kërkon paraburgim

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Armiqtë brenda nesh

    Armiqtë brenda nesh

    Kalaja e Prizrenit mbyllet përkohësisht për vizitorët

    Ç`po ndodh me bektashinjtë? Dhe ç`qëndrim duhet të mbajmë?

    Kurti: DokuFest, dëshmi e rëndësisë së kulturës së pavarur

    Kurti uron Dua Lipën për “Sunny Hill”: Është bërë një nga ngjarjet kryesore kulturore të Kosovës

    Jeta Xharra tregon arsyen për rrezikimin e muzeut Reporting House nga Perparim Rama

    Podujeva mirëpriti Festivalin Ndërkombëtar `Newborn Kosova`

    Shakira dëshiron bashkëpunim me Dua Lipën: “Ajo është e jashtëzakonshme” (VIDEO)

    Kurti viziton Panairin e Librit “Prishtina 2026”

    Një maratonë 3-ditore dashurie/ Dua Lipa do të martohet në rrënojat antike të Palermos

    Diaspora shqiptare sot dhe fryma e gjallë romantike

    Kosova merr çmimin kryesor “Grand Prix” në Spanjë

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

28 Shtator 2026, 18:48
në Lajme
Fetoshi: Vuçiq e përdori OKB-në për “presion” ndaj Perëndimit
Share on FacebookShare on Twitter

Drejtori i Institutit “Octopus”, Arben Fetoshi, vlerëson se narrativat për Kosovën, akuzat ndaj Kroacisë dhe, siç i cilëson ai, lajkat ndaj Presidentit Trump në fjalimin e Vuçiqit, janë elementet që ravijëzojnë qëllimet e “Botës Serbe” dhe legjitimojnë agresionin e Putinit në Ukrainë, përcjell KosovaPost.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka shfrytëzuar foltoren e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara për të ushtruar presion ndaj Perëndimit, duke e paraqitur Serbinë si viktimë të “padrejtësisë” së Perëndimit dhe ndërhyrjen e NATO-s në vitin 1999 si pikën që, sipas tij, e ka “shkatërruar” rendin ndërkombëtar. Kështu vlerëson drejtori i Institutit për Studime të Luftës Hibride “Octopus”, Arben Fetoshi, në analizën “Recetat perfide të Serbisë në Nju Jork: Moralizimet e Vuçiqit në Asamblenë e Përgjithshme si presion ndaj Perëndimit”.

Fetoshi e dekonstrukton adresimin e Vuçiqit jo vetëm në raport me Kosovën, por në kontekst më të gjerë rajonal e gjeopolitik. Sipas tij, presidenti serb tentoi ta vendosë në qendër pretendimin për “padrejtësinë” e Perëndimit ndaj Serbisë, duke e shmangur të vërtetën për luftërat e viteve ’90.

“Na ishte njëherë një ministër finok, që i kishte ngjizur ambalazhat për terrorin e shefit të tij dhe 30 vjet më pas, në kryeqendrën e diplomacisë botërore, tentoi t’i ‘gozhdojë’ ata që e ndalën terrorin, spastrimin etnik dhe gjenocidin në Kroaci, Bosnjë-Hercegovinë e Kosovë”, shkruan Fetoshi në hyrje të analizës.

Fetoshi vlerëson se Vuçiq tentoi ta vendoste Kosovën e viteve 1999–2008 dhe Ukrainën e sotme brenda së njëjtës kornizë argumentuese, duke e paraqitur ndërhyrjen e NATO-s dhe njohjen e pavarësisë së Kosovës si precedent që, sipas presidentit serb, kishte hapur “Kutinë e Pandorës”. Por, sipas tij, ky narracion e shmang me qëllim represionin, masakrat, dhunimet dhe spastrimin etnik të dokumentuara nga Tribunali Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë, si shkak i reagimit perëndimor.

Në këtë kontekst, ai sjell në vëmendje aktakuzën dhe procesin ndaj Millosheviqit, si dhe vendimet e formës së prerë ndaj zyrtarëve të lartë politikë, ushtarakë e policorë serbë. Ndërkaq, lidhur me akuzat e Vuçiqit ndaj Kroacisë për “ringritjen e nazizmit” dhe “krenarinë me të kaluarën naziste”, që nxitin reagimin e menjëhershëm të kryeministrit Andrej Plenkoviq, Fetoshi thotë se janë pretendime për viktimizimin serb nëpërmjet zhvendosjeve selektive nga Lufta e Dytë Botërore. Një pjesë të veçantë të analizës Fetoshi ia kushton raportit të Vuçiqit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas tij, presidenti serb provoi të ndajë Amerikën në dysh, duke e etiketuar Presidentin Clinton si “rrënues” të rendit ndërkombëtar, ndërsa i bën lajka Presidentit Trump, duke e paraqitur si “shpresë” për korrigjim. Nga ana tjetër, pretendimin e Vuçiqit për “neutralitetin” e Serbisë, Fetoshi e demaskon me rreshtimin strategjik drejt Rusisë e Kinës, ndonëse kërkon të përfitojë në rrugën e integrimit europian.

Në këtë kontekst, ai e përshkruan Vuçiqin si “zëdhënës europian” të Putinit për standardet e dyfishta të Perëndimit. Më tutje, ai argumenton se për të kuptuar fjalimin e Vuçiqit duhet analizuar edhe raporti i tij me trashëgiminë politike të Slobodan Millosheviqit.

Ai rikujton deklarimet e Vuçiqit të vitit 2018 për Millosheviqin, si dhe debatet e fundit në Serbi rreth rehabilitimit politik të figurës së ish-presidentit jugosllav. Sipas Fetoshit, shmangia e përgjegjësisë së periudhës së Millosheviqit nuk është vetëm çështje e interpretimit të së kaluarës, por lidhet me mënyrën se si projekti nacional serb është përshtatur në rrethanat e shekullit XXI. Në këtë pikë ai e vendos konceptin e “Botës Serbe”, të cilin e sheh si formë të transformuar të objektivave të mëhershme nacionaliste, më pak të artikuluar përmes gjuhës së drejtpërdrejt dhe më shumë përmes narrativave historike, viktimizimit, ndikimit politik e lidhjeve strategjike.

Në pjesën përfundimtare, Fetoshi e zhvendos analizën nga politika te komunikimi. Duke iu referuar interaksionizmit simbolik të George Herbert Mead, ai argumenton se faktet nuk fitojnë domethënie politike vetvetiu, por përmes interpretimit dhe kornizimit të tyre. Pikërisht këtu, sipas tij, qëndron rëndësia e strategjisë së Vuçiqit.

Në mjedisin digjital të karakterizuar nga “pas e vërteta”, dokumentet gjyqësore dhe raportet historike mund të mbeten jashtë vëmendjes së publikut, ndërsa interpretimet politike të së kaluarës rikornizohen për audienca të reja.

Për këtë arsye, Fetoshi përmend raportet e Human Rights Watch dhe Amnesty International për Kosovën, vendimet e ICTY-së dhe rastet e varrezave masive në Batajnicë, Petrovo Selo e Rudnicë, si kundërpeshë dokumentare ndaj narrativës që ndërhyrjen e NATO-s e trajton si “Mëkat” perëndimor. “Komunikimi i vazhdueshëm i fakteve, me kuptimin e provuar nga drejtësia dhe të dokumentuar nga mediat, është formula më e mirë për dekonstruktimin e ‘kurthit narrativ’ të Vuçiqit”, ka shkruar ai.

ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

Pas dështimit për të dytën herë me radhë, Kuvendi njofton për seancën e re konstituive

Këto janë tetë komisionet që do të drejtohen nga VV-ja në Kuvend

45 minuta më parë
Kolumnisti izr@elit paralajmëron për bojkotime më të gjera nëse Netanyahu mbetet në pushtet

60 minuta më parë
Albanians For America: Serbia nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës nga podiumi i OKB-së

Albanians For America: Serbia nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës nga podiumi i OKB-së

2 orë më parë
Ulutash pret të ngarkuarën me punë të ShBA-së, diskutojnë për sigurinë në Kosovë

Ulutash pret të ngarkuarën me punë të ShBA-së, diskutojnë për sigurinë në Kosovë

2 orë më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH