Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim përfaqësuesit e partive politike që kanë fituar ulëse në Kuvend, në kuadër të përgatitjeve për seancën konstituive të legjislaturës së re.
Në takimin, i cili ka nisur në orën 11:00, LVV-në e përfaqëson Arbërie Nagavci, PDK-në Vlora Çitaku, LDK-në Jehona Lushaku-Sadriu, ndërsa Aleancën Besnik Tahiri.
Gjatë takimit do të diskutohen përgatitjet dhe çështjet organizative për seancën konstituive të legjislaturës së XI-të të Kuvendit të Kosovës, e cila është paraparë të mbahet më 6 gusht.


























