Në 19-vjetorin e rënies në krye të detyrës të Heroit të Policisë së Kosovës, Triumf Riza, nesër do të mbahet një ceremoni përkujtimore në vendin ku ai humbi jetën.
Gjatë ceremonisë do të zbulohet lapidari përkujtimor në nderim të jetës, veprës dhe sakrificës së Triumf Rizës.
Në ceremoni pritet të marrin pjesë Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, si dhe familjarë, kolegë, miq dhe bashkëpunëtorë të Heroit.
Ceremonia do të mbahet më 30 gusht 2026, nga ora 10:00, në lagjen “Dardania” në Prishtinë, në vendin ku Triumf Riza ra në krye të detyrës.
Ministria e Punëve të Brendshme ka ftuar përfaqësuesit e mediave që të marrin pjesë në ceremoninë përkujtimore.


























