Besiktasi shpreson ta nisë me fitore vitin 2024. Bardhezinjtë nga Stambolli po përballen në shtëpi me Kasimpasan.
Fundi i pjesës së parë ishte i mbushur me emocione. Miqtë kaluan të parët në avantazh me anë të Da Costas (41’).
Por, festa te Kasimpasa zgjati pak, pasi Besiktasi barazoi gjashtë minuta më vonë, me Milot Rashicën që la shenjën e tij.
Sulmuesi dardan u nis bukur nga krahu i majtë dhe dhuroi një asist për 18-vjeçarin Semih Kilicsoy, i cili dërgoi topin në rrjetën kundërshtare.
Ky ishte asisti i parë sezonal për Rashicën, autor i dy golave në Superligën turke me Besiktasin. Skuadër ku u transferua në verë për 5.25 mln euro nga Norwich.


























