Mehmet Prishtina, i cili dyshohet se përvetësoi 36 milionë euro toka të shtetit në Prishtinë dhe Graçanicë, është dënuar me 10 vjet burgim për rastin “Toka 2”.
Biznesmeni, i cili akuzohet edhe për prezantim të rrejshëm si stërnip i heroit Hasan Prishtina, u shpall fajtor për krim të organizuar dhe u dënua me 10 vjet burgim e 100 mijë euro gjobë të premten.
Aktgjykimi i shkallës së parë të gjykatave u shpall më pak se dy muaj pasi Gjykata Kushtetuese pranoi kërkesën e biznesmenit Prishtina dhe obligoi gjykatën që të përshpejtojë procesin e nxjerrjes së një aktgjykimi në rastin e tij.


























