Tajlanda heq vizat për kosovarët

Nga sot, qytetarët e Republikës së Kosovës mund të udhëtojnë pa viza edhe në Tajlandë, njofton KosovaPost.

Kështu ka bërë të ditur ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës, Donika Gërvalla.

Ajo, përmes rrjetit social ‘Facebook’, ka shkruar se ky është edhe një hap më shumë në fuqizimin e pasaportës dhe subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.

Tutje Gërvalla vlerësoi se kjo arritje reflekton përkushtimin tonë të vazhdueshëm për të zgjeruar mundësitë ndërkombëtare dhe për të forcuar lidhjet diplomatike me shtetet anembanë botës.

“Pasaporta e Republikës sonë po vazhdon të fuqizohet përherë e më shumë. Tajlanda i shtohet listës së gjatë të shteteve në të cilat qytetarët tanë nga ky vit mund të udhëtojnë pa viza. Zhvillim e progres brenda vendit. Dinjitet e afirmim jashtë vendit. Nga sot, qytetarët e Republikës së Kosovës mund të udhëtojnë pa viza edhe në Tajlandë. Ky është edhe një hap më shumë në fuqizimin e pasaportës së Republikës sonë dhe subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.  Kjo arritje reflekton përkushtimin tonë të vazhdueshëm për të zgjeruar mundësitë ndërkombëtare dhe për të forcuar lidhjet diplomatike me shtetet anembanë botës”, ka shkruar Gërvalla.

 

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish