Kombëtarja U20 e Kosovës në basketboll për meshkuj ka përfunduar në vendin e tetë në Kampionatin Evropian FIBA U20, Divizioni B.
Në ndeshjen për pozitën e shtatë, Dardanët e rinj janë mposhtur nga Irlanda me rezultat 74:47 (24:5, 25:14, 17:12, 8:16).
Fati i ndeshjes është përcaktuar kryesisht në pjesën e parë, ku irlandezët kanë dominuar, duke ndërtuar një epërsi të sigurt që e kanë menaxhuar deri në fund.
Basketbollisti Rron Dahsyla ka qenë më efikasi te Kosova, duke realizuar njëmbëdhjetë pikë.
Gjatë këtij kampionati, Kosova U20 ka treguar paraqitje të mira në fazën e grupeve, duke regjistruar tri fitore radhazi kundër Suedisë, Shqipërisë dhe Hungarisë, për të pësuar më pas nga Turqia. Në çerekfinale, Dardanët janë ndalur nga Zvicra, ndërsa në ndeshjet për vendet 5-8 kanë pësuar edhe nga Britania e Madhe.


























